100%

Transporti Falas

Për blerjet mbi 25€
Keni mbetur pa punë?

Kemi mundësi pune për ju! kërko >>

Kushtet dhe marrëveshja

KUSHTET E PËRDORIMIT

Këto Kushte të Përdorimit (“Kushtet”) janë të detyrueshme për të vazhduar më tutje shfrytëzimin e shërbimeve dhe produkteve të Shporta24, dhe në momentin e pranimit të tyre, trajtohen si kontratë e lidhur nga në mes të: Shporta24 dhe Juve si përdorues, në bazë të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë (“si Përdorues ose tregtar”); Individualisht i referuar si “palë”, dhe së bashku të referuar si “palët” E vlefshme nga data e përcaktuar sipas Nenit 2 të Kontratës (“Data e lidhjes së kontratës”)

 

Pjesa Hyrëse dhe Recitalet

Ju faleminderit që keni zgjedhë të përdorni platformën e shporta24, shërbimet dhe produktet tona të tjera, ku në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.

Ne i kemi hartuar këto Kushte ashtu qe të njoftoheni me dispozitat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju, nga aspekti juridik. Edhe pse jemi munduar këto Kushte të jenë sa më të kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është shkaku se tërësia e tyre krijon marrëdhënie kontraktuese në mes juve si Përdorues dhe partnerëve të shporta24. Për këtë arsye, kërkojmë nga ju që t’i lexoni me kujdes dhe të kërkoni këshillë profesionale nëse e shihni të nevojshme dhe arsyeshme.

Pranimi i kushteve përfundimisht konsiderohet se krijon Kontratë në mes juve si përdorues dhe shporta24.

Shporta24 në kuadër të aktivitetit të sajë ofron shfaqjen e produkteve të tregtarëve të regjistruar si partner, të cilat kanë për qëllim që konsumatorëve të shporta24 të ju ofrojnë mundësi të blerjes së produkteve të ndryshme përmes platformës online shporta24.com, nën kushtet e përcaktuara në këtë këto Kushte, respektivisht në këtë Kontratë dhe çfarëdo kushti shtesë të nxjerra nga shporta24 (“platforma”);

Në kuadër të shërbimeve të saj shporta24 do të ofroj platformën e avancuar online për të gjithë përdoruesit e interesuar, e cila përmban një gamë të gjerë të produkteve të cilat ofrohen nga partner fizik dhe juridik të ndryshme por edhe vetë shporta24, ose nga palë te treta te kontraktuara nga shporta24, të dhëna të plota për produktet e ofruara, vlerësime të produkteve, fotografi dhe detaje tjera të rëndësishme që kanë për qëllim t’i ofrojnë konsumatorëve të Shporta24 një pasqyrë të plotë të produkteve për të cilat kanë interes të bëjnë blerjen. (kolektivisht të referuara si “produktet”);

Platforma është treg elektronik online, ku Përdoruesit do të kenë mundësi që të gjitha produktet e ofruara t’i blej online dhe dërgesa të bëhet në vendin e kërkuar, nën kushtet e përcaktuara në këto Kushte.

Këto Kushte përcaktojnë edhe rregullat mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.

Përdorimi i kësaj faqeje interneti nënkupton pranim të plotë dhe pa rezerva të Kushteve të cilat janë aplikuar në tërë përmbajtjen e kësaj faqe. Në rast se Përdoruesi i internetit nuk është dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve, Përdoruesi duhet të dalë menjëherë nga kjo faqe interneti dhe të mos bëjë asnjë përdorim te mëtejshëm të saj.

Nëse vazhdoni më tutje, ju si Përdorues e pranoni që keni lexuar, kuptuar dhe pranuar pa kushte Kushtet e Përdorimit dhe të bien dakord me detyrimet e përcaktuara në këto kushte:

Nocione dhe përkufizime

Përveç kur përcaktohet ndryshe nga konteksti, për qëllimet e këtyre Kushteve termet e mëposhtme do të kenë këto kuptime:

“Afatet” janë limitet kohore që shporta24 i vendos për liferim të produktit, pagesë, ndryshim parametrash, anulim të blerjes, kthim të mallit, riparim ose ngjashëm.
“Ditë pune” është çdo ditë e vitit përveç vikendeve dhe ditëve të festave zyrtare në Kosovë, në përputhje me Ligjin e aplikueshëm për festat zyrtare.
“Ditë” nënkupton çdo ditë kalendarike.
“Përdorues” nënkupton secilin shfrytëzues të platformës dhe në rastin kur përdoruesi blen produkte, ai trajtohet si konsumator. Për qëllime të këtyre kushteve të përdorimit, termet “përdorues”, “konsumator” dhe “blerës” përdoren për të njëjtin person.
“Tregtar” nënkupton secilin shfrytëzues të platformës dhe në rastin kur përdoruesi shet produkte, ai trajtohet si Tregtar. Për qëllime të këtyre kushteve të përdorimit, termet “Market”, “Tregtar” dhe “klient” përdoren për të njëjtin person.
“Legjislacion i zbatueshëm” nënkupton legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë sipas Kushtetutës së Kosovës së qershorit 2008, bashkë me ndryshimet dhe plotësimet.
“Palë e tretë” është çdo subjekt fizik ose juridik tjetër përpos konsumatorit, Shporta ose Tregtar.
“Produkt” nënkupton produktin e lejuar për qarkullim në tregun e Kosovës, për të cilin Ofruesi është importues i ligjshëm, ka paguar detyrimet tatimore dhe doganore dhe e ka në pronësi të tijën për shitje ndaj palëve të treta.
“Platformë” nënkupton faqen online www.shporta24.com,  apo te tjera sector në pronësi të sajë.
“Rimbursim” nënkupton kthimin e pagesës Konsumatorit për shkaqet e përcaktuara në këtë kontratë.
“Ofruesi” nënkupton furnitorin e produkteve i cili të njejtat i plason, respektivisht ekspozon në platformë.
“Garancion” ka kuptimin e garancionit sipas nenit 484, parag. 1 të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve i cili përcakton se “Kur shitësi i ndonjë̈ makine, motori, te ndonjë̈ aparati, ose te sendeve tjera si këto që i përkasin te ashtuquajtura „malli teknik“, ia ka dorëzuar blerësit fletëgarancionin me të cilën prodhuesi garanton funksionim të rregullt të sendit gjatë një kohe të caktuar duke llogaritur nga dorëzimi i tij, blerësi mundet në qoftë se sendi nuk funksionon në rregull, të kërkojë si nga shitësi ashtu edhe nga prodhuesi që sendi të riparohet në afatin e arsyeshëm ose, nëse nuk e bën këtë, në vend të tij t’ia dorëzojë sendin i cili funksionon në rregull”.
“Kthim” nënkupton kthimin e produktit të blerë pas pranimit fizik të produktit nga Konsumatori, nëse i njejti sheh se produkti përmbanë të meta. Afati i kthimit është brenda një dite pune (24 orë) ose sipas rregullores së plotësuar dhe të parashtruara nga ofruesi. Kthimi nuk ka të bëjë me çështje të garancionit të cilat trajtohen ndaras në këto kushte. Produktet nuk mund të kthehen tek Tregtari nga Konsumatori për faktin se konsumatorit nuk i pëlqen produkti i blerë, pa pasur produkti të meta të cilat i ka shkaktuar prodhuesi.

Të gjitha fjalët e përdorura në njejës do të kenë kuptimin e njejtë edhe në shumës.

  1. Të drejtat intelektuale dhe industriale te Pronës

Tërë përmbajtjen e internetit, duke përfshirë, indikativet/treguesit por pa u kufizuar, markat tregtare, titujt dalluese, tekste, lajme, fotografi, imazhe, shërbimet që ofrohen, jenë në pronësi nga shporta24 dhe trajtohen në bazë të dispozitave përkatëse të ligjit të Kosovës për të drejtën e autorit, markën tregtare dhe patentën, në lidhje me pronësinë intelektuale dhe industriale, me përjashtim të të drejtave të mbrojtura te palëve të treta, siç mund të jenë të drejtat e mbrojtura ose rezervuara nga kompanitë që ofrojnë produkte, prodhuesit e produkteve, ofruesit e shërbimeve ose palë tjerë të treta, për të cilat Shporta24 në asnjë rast nuk pretendon çfarëdo pronësie ose të drejte tjetër.

asnjë rast nuk pretendon çfarëdo pronësie ose të drejte tjetër. Rrjedhimisht, nuk është e lejuar në asnjë mënyrë, modifikimi publikimi, transmetimi, transferimi, riprodhimi, shpërndarja, prezantimi, ose çdo përdorim të përmbajtjes në tërësi ose në pjesëve të faqës së internetit ose me çdo mjet për qëllime tregtare apo të tjera, pa para pëlqimin me shkrim nga Shporta24. Përjashtimisht, kopjimi kufizuar ose i izoluar, shtypje ose ruajtja e pjesëve të përmbajtjes sipërpërmendur është i lejuar për përdorim personal të vizitorit, me kusht që përmbajtja të jetë e shoqëruar me një njohje të qartë dhe të dallueshme të burimit të origjinës dhe me vërtetimin se ajo nuk do të përdoret për qëllime komerciale apo të tjera.

  1. Sjellja e përdoruesit

Platforma dhe të gjitha faqet e internetit të ofruara nga Shporta24 do të përdoren për qëllime të ligjshme vetëm dhe në një mënyrë që mos te kufizojë ose pengojë përdorimin e saj nga ndonjë palë e tretë. Vizitorët/përdoruesit e internetit duhet të jenë në përputhje me rregullat dhe dispozitat e legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe të Bashkimit Evropian dhe me legjislacionin që rregullon telekomunikacionet dhe të përmbahen nga çdo sjellje e paligjshme dhe abuzive/papërshtatshme që mund të ketë pasoja negative për vizitorët/përdoruesit e tjerë dhe të shkaktojë dëmtime apo prishje te internetit dhe te shtrihet/afektoje shporta24.

Në rast se shporta24 e gjen veten të përfshirë në ndonjë çështje gjyqësore, ose i kërkohet të paguajë ndonjë lloj kompensimi si pasojë e një shkeljeje nga ana e Përdoruesve të detyrimeve të tyre, Përdoruesi do të kompensojnë shportën në përputhje me rrethanat respektive.

 

  1. Lidhje me Faqet e Internetit te Palës së Tretë.

Platforma dhe vetë faqja e internetit të shporta24 u mundëson vizitorëve/përdoruesve të saj, të transferohen nëpërmjet lidhjeve të veçanta (links, hyperlinks, parulla) në faqet e internetit të palës së tretë. Përmbajtja e këtyre faqeve te lidhura, është përgjegjësi vetëm e palëve përkatëse të treta që ofrojnë ato. Shporta24 nuk garanton disponueshmërinë e faqeve të tilla te internetit dhe në asnjë rast, nuk do të jetë përgjegjëse për përmbajtjen, korrektësinë, ligjshmërinë, plotësinë, aktualitetin, dhe saktësinë e informacionit ose cilësinë dhe tiparet e produkteve ose shërbimeve të ofruara për publikun nëpërmjet faqeve te internetit (te paleve te treta) te sipërpërmendura. Shporta24 dhe platforma ofron lidhje me faqet e tjera vetëm si një lehtësi për vizitorët/përdoruesit dhe përfshirja e ndonjë lidhje me këto faqe interneti në asnjë rrethanë nuk do të konsiderohen se përbëjnë ose nënkuptojnë një ndërmarrje ose garanci, ose nxitje, ose miratim nga Shporta24 ose nga përmbajtja ose cilësia e shërbimeve të ofruara aty prej tyre.

 

  1. Kufizimi i Përgjegjësisë.

Shporta24 bën çdo përpjekje të mundshme për të siguruar që të gjitha informacionet e ofruara nga Platforma të jenë te plota, të sakta, të rifreskuara dhe të qarta, por kjo nuk garanton se të gjitha këto kritere do të plotësohen bashkërisht. Rrjedhimisht, Shporta24 nën asnjë rrethanë, edhe në rast të neglizhencës, nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë gabim ose mangësi, lëshimet në lidhje me dhënien e informacionit, çdo vonese, ndërprerje ose paaftësi në transmetimin e informacionit apo çfarëdo dëmi te shkaktuar vizitorëve/përdorues për shkak të përdorimit të informacionit të tillë.

Përmbajtja e faqes se internetit nuk përbën këshilla financiare, ligjore apo të tjera, nxitje, apo iniciative për të kryer një investim apo ndonjë transaksion të mundshëm dhe shporta24 në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjëse për ndonjë përdorim të internetit nga ana e vizitorëve/përdoruesve të cilët veprojnë të udhëhequr nga vullneti i tyre.

 

  1. Siguria e Faqes se Internetit.

Qasja në faqen e internetit mundësohet me nismën e vizitorëve/përdoruesve dhe jo me iniciativën e shporta24. Përdoruesi i faqes se internetit dhe platformës është vetëm përgjegjës për marrjen dhe ruajtjen e pajisjeve të nevojshme (p.sh. kompjuter personal), softuer, pajisjet e telekomunikacionit dhe çdo shërbim tjetër të nevojshme për qasje në këtë faqe interneti. Përdoruesit janë gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen e sistemit e tyre kundër viruseve dhe programe të tjera me qëllim të keq, përfshirë rruajtjen e të dhënave të tyre financiare.

Shporta24 bën çdo përpjekje të mundshme për të siguruar që të gjitha masat e sigurisë te jenë marrë për të mbrojtur faqen e internetit dhe platformën kundër viruseve dhe programe të tjera me qëllim të keq dhe përdor sistemet e sigurisë për të kontrolluar qasjen në faqet e saj të internetit, në mënyrë për të parandaluar sulme dhe çdo veprim tjetër të paautorizuar, por ajo nuk garanton se përmbajtja e internetit do të jetë e lirë nga viruset, gabimet dhe komponentë të tjerë të dëmshme dhe për rrjedhojë në asnjë rast nuk do të jetë përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar softuer-ëve, pajisjeve dosjeve, te përdoruesve te lartpërmendur, si dhe për çdo dëm të shkaktuar përdoruesit, për ndonjë nga shkaqet e mësipërme.

 

  1. Të dhënat Personale.
  2. Shporta24 do të sigurohet që të gjitha të dhënat personale të grumbulluara nga vizitorët dhe përdoruesit të trajtohen në përputhje me Ligjin Nr. 03/l-172 për mbrojtjen e të dhënave personale.
  3. Shporta24 nuk grumbullon nga klientët potencial kopje të dokumenteve personale, Llogari bankare, detaje të Kredit kartelave ose çfarëdo dokumenti tjetër. Në rastet kur Shporta24 dyshon në vërtetësinë e personit dhe porosisë, Shporta24 mund ti kërkoj përdoruesit dokument identifikimi personal, të cilin do ta fshij nga baza e të dhënave në momentin që arrihet qëllimi i kryerjes së porosisë nga Përdoruesi. Shporta24 nuk do t’i transferoj të dhënat personale palëve të treta.

2.1. Përdoruesit indalohet të dërgoj qfardo dokumenti ose informacioni bankar palës së tretë.

  1. Në momentin që një palë e tretë vjen deri te kontakti me të dhëna personale të cilat menaxhohen ose mbahen nga Shporta24, pala e tretë pajtohet që në lidhje me këto të dhëna personale të veproj në tërësi në përputhje me Ligjin Nr. 03/l-172 për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të njejtat t’i fshij menjëherë duke lajmëruar rastin te shporta24.
  2. Kjo faqe e internetit përmban lidhje të veçanta (links, hyperlinks, parulla) në faqe të tjera interneti të operuar nga palët e treta. Duhet vizitori/përdoruesi i kësaj faqe interneti të zgjedhi për të ndjekur lidhjet në faqet e internetit të palës së tretë, në asnjë rast Shporta24 nuk do të jetë përgjegjëse për kushtet në lidhje me menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të aplikueshme për faqet e lidhura.
  3. Për më tepër, vizitorët/përdoruesit e faqeve të internetit të shporta24 dhe platforma kanë të drejtë për të hyrë në të dhënat që lidhen me to dhe të drejtë të kundërshtojnë për përpunimin e të dhënave të tilla. Në secilin rast, vizitori mund t’i drejtohet me kërkesë me shkrim përmes e-mail te shporta24 për të fshirë të dhënat personale të dhëna në Shporta24.

 

  1. Politika, Procedurat dhe Parimet Cookies.

Një “cookie” është një tekst i vogël dosje i cili është dërguar dhe ruajtur në kompjuterin tuaj ose ndonjë pajisje të tjetër që ju mund të përdorni për të hyrë në internet, çdo herë që ju vizitoni një faqe interneti, pa mbledhur asnjë informacion në lidhje me dokumentet apo dosjet në pajisjen tuaj.

Shporta24 përdor “cookies” për shumë arsye të ndryshme, me qëllim të krijimit të një ambienti më të sigurt dhe më efikas për vizitorët/përdoruesit. Shporta24 kryesisht përdor “cookies”, të cilat janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve të ofruara nëpërmjet faqes sonë të internetit si dhe “Cookies” përdoren për qëllime statistikore dhe çështjet që lidhen me funksionimin e faqes sonë të internetit (p.sh. numri i vizitorëve, kthimi, frekuenca e vizitave, parapëlqimet e përdoruesit etj).

Përdoruesit e faqeve të internetit zakonisht janë të ekspozuar para kërkesës për të pranuar “cookies”. Rrjedhimisht, në qoftë se ju dëshironi të ndryshojë mënyrën se si funksionon shfletuesi i juaj i internetit, qoftë për të njoftuar ju në lidhje me përdorimin e “cookies”, ose për të bllokuar “cookies”, ju duhet të ndryshoni parametrat e shfletuesit tuaj te internetit.

Duhet të theksohet se mos pranimi i “cookies” mund të kufizojë ofrimin e shërbimeve të caktuara dhe informacione nga shporta24.

 

  1. Mënyra e Komunikimit

Ju keni mundësi të zgjedhni se si ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese dhe se si ne mund të ju dërgojmë reklama të personalizuara dhe relevante. Ju mund të kontrolloni metodat përmes të cilave ne mund të ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj, dhe aktivitetet tuaja të blerjes apo aktivitetet e tjera.

 

  1. Njoftimet informuese

Nëse ju nuk dëshironi të pranoni njoftime informuese nga ne, na kontaktoni direkt përmes emailit web@shporta24.com. Ju mund të ndryshoni dhe modifikoni preferencat tuaja të komunikimit duke u kyçur në llogarinë tuaj dhe klikuar tek Preferencat e komunikimit (aty ku aplikohet).

Nëse ju nuk dëshironi të pranoni njoftime të tilla, ju keni mundësinë që të çregjistroheni duke klikuar në linkun “çregjistrohu” apo “unsubscribe” (aty ku aplikohet).

 

  1. Revokimi i Pëlqimit

Nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transfer apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.

 

  1. Hyrja në fuqi e Kushteve
  2. Kushtet hyjnë në fuqi dhe krijojnë relacion kontraktual (“Kontratë”) kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:

1.1. Në datën e nënshkrimit të saj nga të dyja palët, në kopje fizike; ose

1.2. Kontrata do të konsiderohet të ketë hyrë në fuqi në momentin e regjistrimit të llogarisë së përdoruesit në platformë ose pranimit të kushteve të kësaj kontrate; ose

1.3. Kontrata konsiderohet se ka hyrë në fuqi edhe në momentin e shkëmbimit të saj përmes postës elektronike dhe kofirmimit nga Përdoruesi se i ka pranuar kushtet e të njejtës.

  1. Për shmangje të cfarëdo dyshimi, momenti i hyrjes në fuqi të kësaj kontrate do të konsiderohet momenti i parë i shfaqjes së cilësdo rrethanë të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni.
  2. Kushtet mbesin në fuqi për aq kohë sa përdoruesi mbetet i regjistruar si përdorues i shporta24 ose në rast se përdoruesi vendos të çregjistrohet dhe të paguaj çfarëdo detyrimi të mbetur ndaj Shporta24.

4.Përdoruesit në shporta24 mund ti porosisin produktet e tyre edhe pa pasur llogari aktive. Në momentin inicimit të pososië dhe dërgimit të dhënave për transport llogaritet në fuqi kontrata e kushteve dhe marrëveshjes.

 

  1. Kushtet e veçanta në blerje të produkteve
  2. Produktet e ofruara nga shporta24 për shitje te Përdoruesi janë produkte të cilat janë vendosur në platformë dhe në dispozicion sipas specifikave të vendosura në platfomë. Për qëllime të shitjes, respektivisht blerjes së produkteve, Përdoruesi do referohet si Konsumatori.
  3. Produktet liferohen nga shporta24 ose tregtarët e sajë te Konsumatori sipas disponueshmërisë së produkteve të përcaktuara në platformë. Qëllimi është që shporta24 të krijoj kushte mes palëve për liferimin e produkteve në afatin më të shpejtë të mundshëm, përveç rasteve të blerjes së produkteve me volum të madh dhe që kërkojnë montim nga ekipet e specializuara.
  4. Produkti nuk duhet të ketë asnjë të metë fizike ose juridike dhe i njëjti duhet të jetë i gatshëm për shitje te konsumatori. Pas pranimit fizik të produktit nga Konsumatori, nëse i njejti sheh se produkti përmbanë të meta, duhet që brenda një dite pune (24 orë) të njoftoj organizoj kthimin e produktit te shporta24 ose Tregtarët për t’a zëvendësuar me produkt pa të meta. Kjo nuk ka të bëjë me çështje të garancionit të cilat trajtohen ndaras në këto kushte. Produktet nuk mund të kthehen në Shporta24 ose tregtarët e sajë nga Konsumatori për faktin se konsumatorit nuk i pëlqen produkti i blerë, pa pasur produkti të meta të cilat i ka shkaktuar prodhuesi.
  5. Si rregull, produkti do ti liferohet Konsumatorit nga shporta24 ose Tregtarët e sajë. Përjashtimisht, në rastet kur kemi të bëjmë me produkte me vëllim dhe/ose peshë të madhe, liferimi do të bëhet nga Ofruesi. Në rastet kur transporti realizohet nga Ofruesi:
    a) Pagesa bëhet tek Posta, Shporta24, ose Tregtari
    b) Pagesa bëhet vetëm me para në dorë tek Ofruesi.
  6. Në rastet kur Konsumatori has në produkte të cilat mund të perceptohen se kanë përmbajtje seksuale, racore ose të ngjashme dhe janë të papërshtatshme për plasim në Platformë, Konsumatori lutet ta informoj menjëherë Shporta24 përmes e-mail ose mënyrave tjera të komunikimit.
  7. Në rastet kur shfaqen gabime teknike apo njerëzore në vendosje te përshkrimit të produktit në platformë, specifikacioneve apo çmimeve, konsumatori pajtohet qe ajo porosi te anulohet dhe te mos ketë ndonjë detyrim shtesë të palëve ndaj njëra tjetrës sa i përket atij produkti, respektivisht asaj porosie.

 

  1. Çmimi i produktit(eve), faturimet dhe pagesat
  2. Çmimi i produkteve do të jetë pagesa për blerjen e produktit nga Konsumatori te shporta24 ose Tregtarët e sajë, pagesë e cila është e përcaktuar në platformë dhe përfshinë taksat.
  3. Faturimin e të gjitha produkteve të shitura përmes platformës do ta bëjë shporta24 ose Tregtarët e sajë, për pagesë nga Konsumatori.
  4. Fatura duhet të përmbajë të gjitha të dhënat e kërkuara sipas ligjeve në fuqi. Për mallrat në konsignacion, zbatohen Udhëzimet Administrative të nxjerr nga Ministria e Financave, për Administratën Tatimore të Kosovës.
  5. Pagesa mund të bëhet në mënyrat e përcaktuara nga Shporta24 në platformë, duke mos përfshirë pagesën me kredit kartelë, transfer bankar, PayPal, POS etj. Në rastin kur konsumatori kërkon që pagesa të bëhet me kredit kartelë apo qfardo forme tjetër përveq me Para në dorë, shporta24 ose Tregtarët e sajë në mënyrë eksplicite të ngarkojë të dhënat e tij me vlerën e plotë të produktit dhe shpenzimet e liferimit, kurdo që aplikohen në faturën drejtuar konsumatorit.
  6. Konsumatori mund t’i kërkojë nga shporta24 ose Tregtarët e sajë ruajtjen e informatave bankare shporta24 ose Tregtarët e sajë, me qëllim që të njejtat të përdoren mëtutje nga konsumatori në blerjet e tij të rradhës. Në raste të tilla, Konsumatori e jep pëlqimin e tij eksplicit për këtë çështje përmes zgjedhjes së opsionit në Platformë. Shporta24 nuk mund të mbahet në asnjë rast përgjegjëse për keqpërdorimin të dhënave bankare nga palët e treta.

 

  1. Garancioni i produktit dhe riparimet
  2. Të gjitha produktet që paraqiten nga Ofruesi në platformë që kanë garancion, e kanë të shënuar qartazi në platformë kohëzgjatjen e garancionit, e cila llogaritet nga dita e pranimit të produktit nga Konsumatori.
  3. Për çdo problem me produktet nën garancion, Konsumatorit do të kontaktoj shporta24 ose Tregtarët e sajë që ti dorëzojnë produktin për riparim ose zëvendësim nëse i njejti nuk mund të riparohet.
  4. shporta24 ose Tregtarët e sajë do të zëvendësoj produktin e konsumatorit, kur riparimi i të njejtit është i pamundshëm ose merr më gjatë se 30 ditë pune nga momenti i pranimit në në shporta24 ose Tregtarët e sajë.
  5. Shporta24 do të marr përsipër kujdesin ndaj klientit, përfshirë linjat e telefonit 12 orë, kujdestarinë online në platformë dhe shërbime të ngjashme.
  6. Në rastin kur produkti në garancion nuk mund të riparohet ose zëvendësohet, shporta24 ose Tregtarët e sajë do t’a rimbursoj Klientin në vlerën e plotë të produktit.
  7. shporta24 ose Tregtarët e sajë do të bëjnë të ditura për konsumatorin të gjitha të dhënat në dispozicion në lidhje me realizmin e të drejtave të Konsumatorit në raport me garancionin, përfshirë, por pa u kufizuar në informata në lidhje me servisin e autorizuar, adresën, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet së bashku me fletëgarancion.

 

  1. Mbrojtja e konsumatorëve
  2. Shporta24 ose Tregtarët e sajë janë përgjegjës të zbatoj në tërësi dispozitat e Ligjit Nr. 04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit.
  3. Shporta24 ose Tregtarët e sajë do të bëjnë përpjekje maksimale të sigurohen që fotografitë e produktit, përshkrimi i produktit dhe të gjitha të dhënat tjera në lidhje me produktin të pasqyrojnë të vërtetën, origjinalitetin dhe paraqitjen më të qartë të mundshme të produktit, me qëllim që konsumatori të jetë plotësisht i informuar mbi produktin e ekspozuar në platformë.
  4. Konsumatorët obligohen që çfarëdo pretendimi në lidhje me produktin t’a dorëzojë te shporta24 ose Tregtarët e sajë brenda 24 orëve prej momentit të pranimit të produktit.

 

  1. Përputhshmëria me standardet dhe praktikat e e-commerce (tregtisë online)
  2. Shporta24 ose Tregtarët e sajë dhe Konsumatori do të veprojnë në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të tregtisë elektronike, (Ang. e-commerce), të pranueshme nga platformat e ngjashme ndërkombëtare.
  3. Shporta24 ose Tregtarët e sajë pajtohen t’i përmbushin detyrimet e saj dhe liferoj produktet me gjithë kujdesin dhe aftësinë, efikasitetin dhe ekonominë e duhur, në përputhje me standardet dhe praktikat e pranuara përgjithësisht si profesionale dhe ligjin e zbatueshëm.
  4. Konsumatori në anën tjetër garanton që respektimi i detyrave dhe përgjegjësive të tij të përcaktuara në këtë kontratë, përfshirë kryerjen e detyrimeve para afatit të fundit, kanë rëndësi vendimtare.
  5. Shporta24 ose Tregtarët e sajë do të respektojnë praktikat e menaxhimit të shëndoshë dhe etik, do të përdorë teknologji të përshtatshme dhe pajisje, makineri, materiale e metoda të sigurta dhe efektive.
  6. Në rastet kur ka vonesa në procedurat e zhdoganimit të mallrave dhe në rastet e forcës madhore dhe rrethanave jashtë kontrollit të Shporta24 ose Tregtarët e sajë, afati i liferimit shtyhet deri në periudhën në të cilën mënjanohet pengesa e liferimit në kohë.

 

  1. Komunikimet në mes të palëve
  2. Të gjitha njoftimet në lidhje me këto Kushte duhet të bëhen me shkrim dhe t’i dërgohen palës tjetër duke përdorur informatat kontaktuese të përcaktuara në kontratë, ose informatat kontaktuese të zëvendësimit të dërguara përmes njoftimit me shkrim. Palës mund t’i dërgohen njoftimet përmes postës elektronike (e-mail), dhe dërgesat përmes e-mailit gjithmonë kanë prioritet.
  3. Kontaktimi me shporta24 ose Tregtarët e sajë do të bëhet me personat përgjegjës varësisht nga fushat e ndryshme dhe atë:
Platforma Adresat e Shporta24
Shporta24 web@shporta24.com

 

  1. Pezullimi i kontratës

Shporta24, përmes njoftimit me shkrim, mund t’i pezullojë shërbimet apo të urdhërojë shtyrjen e performimit të shërbimeve që janë objekt i kësaj kontrate.

 

  1. Ndërprerja për mospërmbushje
  2. Shporta24, pa paragjykuar mekanizmat e tjerë për shkeljen e kontratës, me njoftim me shkrim për mospërmbushje të kontratës, mund ta ndërpresë këtë kontratë në tërësi apo pjesshëm, nëse Konsumatori, ose Tregtari sipas mendimit të shporta24, ka përdorur praktika korruptuese ose mashtruese para dhe gjatë realizimit të kontratës.Për qëllime të këtij neni:
    “Praktikë korruptuese” ka kuptimin e ofrimit, dhënies, pranimit ose kërkimit të ndonjë gjësendi me vlerë me qëllim të ndikimit të ndokujt gjatë çfarëdo procesi ose realizimit të kontratës.
    “Praktikë mashtruese” ka kuptimin e shtrembërimit të fakteve me qëllim të ndikimit në procesin e ose realizimit të kontratës në dëm të Shporta24, dhe përfshin marrëveshjet e fshehta ndërmjet Konsumatorëve dhe Ofruesit.
  3. Ndërprerja e shërbimeve nga Shporta24
    Shporta24 mund të ndërprejë shërbimet e platformës në çdo kohë dhe të çregjistroj përdoruesin, pa dhënë ndonjë arsye, me kushtin e vetëm që Shporta24 të mos ketë ndonjë detyrim të pakryer ndaj Përdoruesit. Nëse Shporta24 ose tregtarët e jasë kan detyrim të pakryer ndaj Përdoruesit, Shporta24 ose Tregtarët e jasë do të kryejnë detyrimin pasi ta çregjistroj përdoruesin nga Platforma ose pas ndërprerjes së shërbimeve të platformës.

 

  1. Fuqia Madhore
  2. Pavarësisht neneve në lidhje me shtyrjen ose ndërprerjen e kontratës për shkak të shkeljeve të saj, asnjëra palë nuk konsiderohet se ka bërë shkelje të obligimeve të saj sipas kontratës në qoftë se dhe deri në atë masë që vonesa e saj në përmbushjen apo dështimet e tjera në realizimin e obligimeve kontraktore është rrjedhojë e ndonjë ngjarjeje të shkaktuar nga një fuqi madhore.
  3. Për qëllimet e këtij neni, termi “fuqi madhore” ka kuptimin e një ngjarjeje përtej kontrollit të palës së prekur, që është e paparashikueshme dhe nuk është për fajin ose neglizhencën e saj. Ngjarjet e tilla mund të përfshijnë, por jo vetëm, luftërat ose revolucionet, zjarret, epidemitë, karantinat, embargot, rënia e internetit apo ndërprerjet me energji elektrike të ofruesve, sulmet masive në Internet, shpërndarja e viruseve në rrjetin e internetit që afekton mundësinë e shporta24 për të kryer shërbimet e saj dhe situata të ngjashme jashtë kontrollit të Shporta24.
  4. Nëse paraqitet ndonjë gjendje e fuqisë madhore, pala e ndikuar do të njoftojë menjëherë me shkrim palën tjetër për këtë ngjarje dhe shkaqet e saj. Përveç nëse shporta24 ka dhënë udhëzime të tjera me shkrim, pala e ndikuar do të vazhdojë t’i kryejë obligimet e saj sipas kontratës brenda mundësive të arsyeshme dhe do të kërkojë të gjitha rrugët alternative për t’i realizuar obligimet pa u parandaluar nga ngjarja e fuqisë madhore.

 

  1. Transferimi
  2. Konsumatori nuk mund t’i transferojë obligimet e tij sipas kësaj kontrate, në tërësi apo pjesshëm, pa miratim paraprak me shkrim nga Shporta24. Me miratimin e Shporta24, konsumatori mund t’ua transferojë obligimet nga kjo kontratë cilitdo subjekt trashëgues të pasurive të ndërlidhura me këtë kontratë, ndonjë kompanie filialë ose kompanie tjetër.
  3. SHporta24 mund ta transferoj këtë kontratë lirshëm te palët e treta, së bashku me të drejtat dhe detyrimet e krijuara nga kjo kontratë.

 

  1. Përmbarimi i detyrimeve dhe zgjidhja e kontesteve
  2. Lidhur me cilëndo mosmarrëveshje ose pretendim që dalin nga apo janë në lidhje me këtë kontratë, duke përfshirë shkelje, ndërprerje ose jo-vlefshmëri, nëse përdoruesi është shoqëri tregtare, do t’i drejtohen rregullatorve për raste gjyqësore në Kosovë. Kontesti do të zgjidhet nga një arbitër, me procedurë të përshpejtuar, në përputhje me rregullat e procedurës të aplikuara në momentin e shfaqjes së kontestit. Gjuha e arbitrazhit do të jetë gjuha shqipe ndërsa vendi i arbitrazhit është Prishtina, Kosova.
  3. Nëse përdoruesi është person fizik, palët do t’i drejtohen Gjykatës Themelore në vendbanimin e Përdoruesi.
  4. Ligji i aplikueshëm është ligji i Kosovës, duke përjashtuar aplikimin e Konventës së UNCITRAL-it për shitjet ndërkombëtare të mallrave (“Konventa e Vjenës”).
  5. Shporta24 ose Tregtarët e sajë kanë të drejtë të kërkojë përmbarimin e faturave dhe detyrimeve përmes përmbaruesve privat, pa pasur nevojë të zhvilloje procedurë kontestimore civile.

 

  1. Gjuha e kushteve/kontratës

Nëse këto kushte përkthehen në disa gjuhë, gjuhë kryesore do të jetë gjuha shqipe. Edhe interpretimi i kushteve do të qeveriset nga gjuha shqipe.

 

  1. Dispozita të përgjithshme
  2. Përveç në qoftë se dhe deri sa të mos deklarohet shprehimisht me shkrim dhe të nënshkruhet nga të dyja palët, heqja dorë e cilësdo palë nga e drejta për të përdorur mjetet juridike në rast të shkeljeve ose mospërmbushjes të kontratës, dhe përdorimit të çfarëdo praktikash tregtare a historiku/modeli të marrëdhënieve tregtare, nuk do të përbëjë heqje dorë të vazhdueshme nga të drejtat, përdorimi i mjeteve juridike ose kushtet për shkeljet ose mospërmbushjet e tjera të obligimeve sipas kontratës.
  3. Asnjë palë e tretë nuk do të gëzojë ose zbatojë asnjë të drejtë sipas kësaj kontrate pa miratimin e palëve.
  4. Nëse ndonjë dispozitë e kushteve konstatohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme nga arbitri ose gjykata, dispozitat e tjera mbesin të plotfuqishme.
  5. Në rast të mospërputhjeve në mes të gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjese të tekstit të këtyre kushteve dhe ndonjë dokument që i është bashkëngjitur kushteve, ose kushtet e ndryshuara sipas njoftimit, do të mbizotërojë gjuha ose kuptimi i pjesës kryesore të këtyre kushteve.
  6. Kushtet përmbajnë mirëkuptimin e plotë të palëve, ne lidhje me ndarjen e plotë të rrezikut ne mes tyre dhe përbën një deklaratë të plotë dhe ekskluzive të përkufizimeve dhe kushteve të marrëveshjes së tyre në lidhje me çështjet e përmendura. Të gjitha bisedimet, marrëdhëniet, mirëkuptimet dhe marrëveshjet me shkrim a gojë të mëparshme në lidhje me këtë kontratë tani zëvendësohen nga këto kushte, përveç kushteve specifike për secilin produkt që mund të vendosen nga shporta24 në Platformë.
SQ
EN SQ

Main Menu