Pyetjet e Shpeshta
Transporti
Cila është mënyra e transportit?
Transporti nga tregtari kryhet nëpërmjet operatorëve ekonomik që mirren me transportin e mallrave.
A bëhen transportet jashtë vendit?
Për momentin jo. Transportet kryhen vetëm brenda vendit.
Sa zgjatë pranimi i porosisë?
Transportimi i porosisë nga tregtari deri në vendin e destinuar mundë të zgjasë nga 2 ditë pune, deri në 2 javë. Koha e transportit varet nga lloji i produktit dhe disponueshmëria e stokut nga tregtarët
Pagesat
Cilat janë mënyrat e pagesës?
Mënyra e pagesës është me Para në Dorë. Pra Pasi të pranoni dërgesën nga Koriri i postës. Hapet pako dhe verifikohet se a është gjithçka sipas porosisë. Nëse konstatoni se gjithçka është në rregull, pagesa i kryhet koririt të postës me para në dorë.
A është blerja e sigurtë?
Shporta24.com është e përkushtuar të verifikojë tregtarët serioz dhe që garantojnë produktet e tyre. Politika e zgjedhur e blerjes garanton transparencë dhe siguri në porositë online
Porosia & Kthimi
Si të bëj një porosi?
Produktin e gjedhur e vendosni në shportë, më pas vazhdoni me procedurën e porosisë. Gjatë porosisë ju shfaqet një formular ku duhet të jipni të dhënat mbi pranuesin e dërgesës.
Si të anuloj ose ndryshoj porosinë?
Secili produkt i publikuar në shporta24 publikohet nga një tregtar. Kërko tregtarin e porosisë tuaj nën emrin e produktit, klikoni në emrin e tregtarit, pastaj faqja ju dërgon ne faqen e tregtarit. Aty keni të dhënat ku mund të kontaktoni tregtarin.
A duhet të regjistrohem të bëj porosi?
Nuk është e nevojshme të keni një llogari në shporta24. Thjeshtë mund të vazhdoni të procedoni me kryerjen e porosisë
Si të gjurmoj Porosinë?
Pasi trensportet janë për momentin lokale, e vetmja mënyrë është të kontaktoni tregtarin.
Si mund ta kthej ose ndërroj produktin?
Secili produkt duhet të kontrollohet në momentin e pranimit nga posta, përndryshe e vetmja mënyrë është të kontaktoni tregtarin dhe gjithçka të shkojë në pajtim nga dy palët.